Çmimi i ulët, qindra ton grurë rrugëve të Myzeqesë! Fermerët: Grumbulluesit fiksojnë çmimin! Me 28 mijë lek/kuintali, nuk mbulojmë kostot

28 Qershor 2023, 13:07

Një kuintal grurë sot shitet nga 25 deri në 28 mijë lek të vjetra në fushat e Myzeqesë. Ky është çmimi më i ulët i viteve të fundit, duke sjellë humbje të mëdha për fermerët në Lushnje dhe Fier. Ata ankohen se nuk kanë magazina për ruajtjen drithërave, ndaj detyrohen ta shesin direkt pas korrjes. Kjo situatë duket se shfrytëzohet nga grumbulluesit dhe fabrikat e miellit.