Çmontohen 48 kamera sigurie në Tiranë! Disa shërbenin si 'sytë e krimit'! Të tjera u hoqën nga vetë subjektet, i kishin vendosur në shkelje të ligjit

30 Janar 2023, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2023-01-30 15:16:11

Pas shtrirjes në 7 qarqe të ndryshme në të gjithë vendin ku u çmontuan 185 kamera në total, operacioni "Fijet" ka nisur zbatimin në terren në mënyrë të gjerë edhe në kryeqytet. Prej disa ditesh, komisariatet e Tiranës të mbështetura edhe nga forcat "Shqiponja" kanë identifikuar zonat me përqëndrim të lartë me kamera dhe kanë çmontuar disa prej tyre, ndërsa nga kjo e hëna operacioni po kryhet për çmontimin e plotë të tyre.