Çmontohet grupi që shiste drogë lokaleve të Tiranës dhe e trafikonin në Kosovë, ‘Tentakulat’ prangosin 5 persona, 5 të tjerë shpallen në kërkim

13 Mars, 14:34

Finalizohet operacioni i koduar “Tentakulat”, për goditjen e një grupi kriminal të implikuar që prej vitit 2019, në shitje dhe trafikim të kanabisit. Identifikohen 10 pjesëtarë të organizatës, e shisnin lëndën narkotike në lokale në Tiranë, si dhe e trafikonin në Kosovë. Bashkëpunonin edhe me organizatën e goditur në nëntor 2024 në Gjirokastër. Droga merrej në Krujë dhe Dibër