‘Çohuni nga kafja’ dhe në Fier, qytetarët në protestë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec

6 Qershor, 20:33 | Përditesimi: 6 Qershor, 20:33

Me thirrjen “ Çohun nga kafja”, ka nisur protesta e radhës kundër ndërtimit të resortit të Zvërnecit, në sheshin qendror të Fierit. Në fjalën e tyre protestuesit kanë kundërshtuar jo vetëm politikat e qeverisë për shitjen e pronave publike, por edhe politikat që kanë varfëruar popullin. Ata janë ndalur edhe te bregdeti i Qarkut Fier, i cili sipas tyre është i gjithi i shitur.

E.H/Shqiptarja.com