Çoi në ‘Kushtetuese’ mënyrën si ndahen mandatet, Murrizi në ‘Repolitix’: Kjo gjykatë, më politike se e para! PS-PD-LSI kanë përfaqësuesit e tyre atje

29 Dhjetor 2020, 22:44

Kërkesa e dorëzuar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese për shpërndarjen e mandateve, për Myslim Murrizin është një kërkesë që largon herësin dhe hap 100 % listat duke bërë shpërndarjen e mandateve sipas votave të marra dhe jo sipas renditjes së listës së kryetarit të partisë. I pyetur nëse ai beson gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Murrizi tha në “Repolitx” se kjo gjykatë është më politike se ajo e para, ku anëtarët e saj janë shprehur hapur si besnik të një linje politike.