COVID 19 dhe pasojat që la në shëndetin mendor, botimi i dy motrave psikologe: Nevojë kritike për trajtim

14 Gusht 2022, 15:53

Pasojat e COVID 19 mbi shëndetin mendor të qytetarëve kanë lënë gjurmët e tyre. Report Tv sjell historinë e dy motrave me profesion psikologe që situata pandemike dhe çrregullimet që pasuan shëndetin mendor të personave të ndryshëm i nxitën për të botuar një libër ku ndahet informacion pikërisht lidhur me këtë tematikë.