Covid 19, Rakacolli: Nga testet serologjike 8-9 % e mjekëve të prekur

28 Maj 2020, 08:29

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike në vend, ku në pjesën e parë ishte e ftuar kryetarja e komitetit teknik Mira Rakacolli e cila ndër të tjera theksoi se pas testeve serologjike 8-9 % e mjkëve rezultuan të prekur ndaj koronavirusit.Ajo shtoi se testet do vazhdojnë të behën edhe për persona të tjerë të rrezikuar si policë apo punonjës të postës. Në pjesën e dytë u diskutua mbi ligjin e përgjimeve të policisë, ku të ftuar në studio ishin juristët Sajmir Vishaj, Jordan daci, gazetari Arsen Rusta, përfaqësuesi i shoqërisë civile Gerti Shella. Ndërsa në lidhje skype ishte kryetarja e komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj. Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv