Covid-19, Bino: Dy raste të infektuar për herë të dytë. Debati Hyseni-Duka për listat e koalicionet

30 Korrik 2020, 07:24

Emisioni Repolitix në pjesën e parë trajtoi situatën epidemiologjike në vend pas shtimit të rasteve me Covid-19 për të disatën ditë me radhë. Në lidhje skype shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino e cila theksoi se vetëizolimi në rast të shfaqjes së shenjave , përdorimi I maskës dhe distancimi janë mënyrat më të mira për të luftuar virusin. Në lidhje skype kryetari I Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu tha se pas karantinimit disa ditor ka rezultuar dy herë negativ në testimet e kryera. Në pjesën e dytë u fol për seancën e 30 korrikut ku priten të votohen ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe cështjen e koalicioneve. Në lidhje skype deputeti I PS Alket Hyseni dhe përfaqësuesi I opozitës së bashkuar Agron Duka debatuan mbi këto ndryshime kushtetuese.