Covid-19, Dr.Xhaxho: Humba shijen, Veliaj: Sanksionojmë fundjavën pa makina

23 Prill 2020, 08:46

Emisioni Repolitix trajtoi situatën më të fundit përsa I përket pandemisë së koronavirusit në vend. Në pjesën e parë Prof. Roland Xhaxho I sapo shëruar nga covid-19 tregoi eksperiencën e tij personale si e përjetoi sëmundjen. Ai tha se humbi shijen ndërsa kishte dëshirë të dëgjonte muzikë me zë të lartë . Në lidhje skype Silva Bala shefe e shërbimit të pneumologjisë në spitalin Shefqet Ndroqi tha se gjendja e deputetit Alimadhi është serioze për shkak të problemeve në mushkëri. Në pjesën e dytë kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli për Tiranën në kohën e pandemisë. Veliaj dha lajmin se pas pandemisë do të sanskionohet fundjava pa mina në kryeqytet. Në pjesën e tretë eksperti i Sigurisë Ndërkombëtare Ilir Kulla foli për raportet SHBA-Kinë si pasojë e pandemisë. Ndërsa në fund Eduard Aliko nga Michigani foli për pasojat që mund të ketë urdhri i presidentit Trump për pezullimin e emigracionit që mund të prekë dhe shtetas shqiptarë.