COVID-19 nuk 'mposhti' tregtinë Shqipëri-Itali! Në janar u trefishua importi nga Zvicra

21 Shkurt 2021, 16:16

Pandemia ndryshoi pothuajse të gjithë zinxhirin ekonomik, duke e çuar në projeksion negativ. E teksa të gjithë ekspertët u fokusuan tek kthimi i krizës në një mundësi për të ndryshuar për mirë të ardhmen, tregtia ishte në vëmendje për ta diversifikuar atë. Pra të shkonim përtej tregtisë me shtetet tradicionale si Italia, Gjermania dhe Kina. Por pandemia ndryshoi shumëçka por jo marrëdhëniet tregtare.

Përpos humbjeve në miliona euro në ekonomi dhe tregti, pandemia nuk arriti të shkëpus lidhjen e fortë tregtare Shqipëri-Itali. Në muajin e parë të vitit 50% e eksporteve të vendit ishin drejt shtetit italian.