Covid-19, Pipero në Repolitix : Pas 4 majit më shumë liri por jo për të moshuarit

22 Prill 2020, 08:50

Emisioni Repolitix trajtoi situatën më të fundit epidemiologjike në vend. Në pjesën e parë lidhje skype me Dr.Pëllumb Pipero I cili tha se pas datës 4 maj duhet të shtohet lëvizja e lirë për qytetarët por për të moshuarit kufizimi duhet të zgjasë më shumë dhe përtej kësaj date. Në pjesën e dytë u prek cështja e amnistisë fiskale ku deputeti I PS Ervin Bushati tha se amnistia vjen në kohën e duhur dhe do të shëndoshë ekonominë shqiptare. Ndërsa për analistin Ilir Kalemaj qeveria ka nevojë për të mbushur arkat e shtetit por shtoi se procesi është I paqartë. Në pjesën e tretë gazetari Elvi Fundo foli për kontratën e re lobuese të PD në kohën e pandemisë me një kompani amerikane. Në fund të emisionit u fol për të madhin Rikard Larja I cili u nda nga jeta mbremjen e së hënës . Në një lidhje skype aktori Petrit Malaj foli për kontributin e vyer që ka dhënë Rikard Larja në kinematografinë shqiptare.