Covid-19, Shqipëria në karantinë

19 Mars 2020, 12:18

TIRANE-Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj u shpreh sonte në emisionin 'Repolitix' në Report Tv se personat të cilët vijnë nga vendet e infektuara dhe nuk qëndrojnë në karantinë për 14 ditë, apo që kanë rezultuar pozitiv dhe nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm, përveç gjobës 700 mijë lekë do të ndiqen penalisht.

 

Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv