Covidi i shpalli “luftë” Shkodrës, politika po shfrytëzon edhe virusin?

21 Prill 2020, 20:35 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 20:43:22

Në një lidhje skype në Report TV për emisionin ''Repoiltix'' Felaj duke folur për masat e qeverisë, akuzoi drepërdrejtë kryetaren Ademi se ka shpërdoruar detyrën duke mos marrë asnjë masë në drejtim të zbatimit të rregullave. Të njëjtin gjykim deputetja Felaj bëri edhe për ish-deputetin e Shkodrës Bardh Spahia.''Situata kërkoi silidarizim por fatkeqësisht nuk e patëm edhe një bashkim të opozitës me pozitën. Nuk mund të akuzoj të gjithë opozitën, por ka edhe nga ata njerëz që luajnë një rol thelbësisht negativ. Rasti Shkodrës është rasti më tipik. Ku deputetë apo kryetarja e Bashkisë së Shkodrës në detyrë, u mor me politike në vend që të shihnin detyrimet e tyre në zonat ku janë ngarkuar të veprojnë. Besoj se është tërësisht mospërfillja, neglizhenca dhe mosushtrimi i detyrës së kryetares së bashkisë Shkodër, në drejtim të sigurimit dezinfektimit të ambjenteve publike, që nga tregjet të parat, mosndjekja e rregullave në lidhje me vendvarrimet dhe numrat e personave që merrnin pjesë, ajo që e shndërroi Shkodren në vatër infeksioni. Sa herë e kam parë në televizor të dalë kam ndjerë keqardhje jo për të, por për qytetarët e Shkodrës që udhëhiqen nga një njeri i tillë, që nuk ka asnjë përgjegjësi dhe që në gjykimin tim e ka shpërdoruar detyrën. Të njëjtën gjë bëri dhe deputeti tjetër i Shkodrës Bardh Spahia, që në vend të dilte dhe publikisht të nxiste qytetarët në respektimin e masave, por bëri të kundërttën. Ne nuk i shpikëm këto masa. Këto janë masa që i orienton OBSH. Të papërgjeshme deklaratat, mbase nuk fituan betëjën me masat, betëjën lidhur me historinë e riatdhesimeve, çdo ditë shpikin nga një gjë të re ''-tha deputetja e PS-së Felaj.Ndërsa lidhur me masat që kemi marrë do të ecim sipas situatës, ''shtrëngo e liro'' theksoi se:''Eshte i pamohueshën kontributi medias. Fatmirësisht e ndjejmë që situata është mirë falë rregullave. Ne do të ecim shtrengo e liro, për t'i dhënë frymë ekonomisë në varësi të situatës. Në vijim masat duhet të na kthehen si shprehi për veten. Kanë shërbyer për mirë. Njerëzit janë më të prirur ndaj higjenës. Dhe kjo shtyn dhe institucionet të kujdesen për njerëzit''.- u shprehe deputetja e PS-së.