COVID-i shuan skulptorin Arben Bajo, miqtë: Vetëm trishtim! Krijove mrekullira, arti në çdo çast e moment ka qenë Parajsa jote

9 Gusht 2020, 14:56

Skulptori Arben Bajo mbylli sytë përgjithmonë ditën e sotme në moshën 53-vjeçare, pas luftës prej ditësh me COVID-in e padukshëm që po bën kërdinë në të gjithë botën. Reagime të shumta kanë ardhur nga politikanë e artistë shqiptarë duke shprehur ngushëllime për artistin shqiptar. Ndër miqtë e tij si Rita Petro, Ardian Isufi, Petrit Malaj, Renato Kullolli dhe Alem Toska shprehin gjithë admirimin e respektin për të përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Shkrimtarja Rita Petro shprehet se kafeja e mëngjesit ishte shumë e hidhur nga ky lajm i trishtë, pasi sipas saj ishte nga ata artistë që qëndroi në kohëra absurde e krijoi  mrekullira me forma harresash.

"Ike kur askush nuk e priste Shumë...shumë e hidhur kafeja e mëngjesit nga ky lajm i trishtë. Arben Bajo ... ti ishe nga ata artistë që qëndrove në kohëra absurde...krijove mrekullira me forma harresash, dhimbjesh, vetmish, ulërimash të heshtura, dhe ike në një situatë "absurdi" ... ike kur askush nuk e priste... në takimin te ekspozita e fundit folëm aq gjatë për punët e tua të mbaruara dhe lamë të pinim kafen në studion tënde për të parë edhe skulpturat e pambaruara, që sot s'kanë sy të qajnë për ty e gojë për të folur...", shkruan Rita Petro.