Covid/Vaksina italobritanike, kreu italian i IRBM: Të dhënat e para të vaksinës shumë pozitive! Bill Gates video-call me kryeministrin Conte

2 Maj 2020, 13:56

Ndërsa e gjithë bota po pret me padurim se si do të jenë rezultatet e vaksinës eksperimentale të zhvilluar nga instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe dhe kompania italiane nga Pomezia në Romë, presidenti i IRBM Piero Di Lorenzo thuajse është i bindur se kompania që ai drejton dhe britanikja kanë goditur në shenjë për vaksinën dhe thotë se e mbështet besimin e tij në të dhënat e para të testit me vaksinën provë.