Covid, Universiteti i Oksfordit: Në fillim të vjeshtës do të ketë gati miliona doza vaksine

Covid, Universiteti i Oksfordit: Në fillim të vjeshtës do të ketë gati miliona doza vaksine

Vaksina do të jetë gati në shtator. Studiuesit në Universitetin e Oksfordit janë një hap larg nga ajo çfarë bota po pret me padurim. Shkencëtarët, pjesë e një ekipi ndërkombëtar që po punojnë për vaksinën kundër koronavirusit në universitetin e Mbretërisë së Bashkuar kanë raportuar gjithashtu se miliona doza të vaksinës do të jenë gati për fillimin e vjeshtës nëse efektiviteti dhe siguria e gjetur gjatë testeve të kryera tek majmunët konfirmohet brenda një muaji.

Sipas gazetës italiane' La Stampa', një nga ekspertët e grupit të shkencëtarëve tha për ‘New York Times’ që “Nëse imuniteti i konfirmuar te provat mbi majmunët konfirmohet edhe te njerëzit që tashmë po i nënshtrohen vaksinimit nga ana e Oksfordit, atherë mund të themi se kjo është pika e kthesës për njerëzimin.

Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Ditët e fundit, miliarderi bashkë-themelues i Microsoft Bill Gates kishte deklaruar gatishmërinë e tij për të marrë përsipër një pjesë të kostove të prodhimit të vaksinës kundër Sars-CoV2 që Universiteti i Oksfordit po teston te njerëzit, duke specifikuar se ai ka kontaktuar autoritetet akademike britanike dhe me kompanitë më të rëndësishme farmaceutike në botë.

Sipas manjatit dhe filantropit amerikan, prodhimi i vaksinës po përparon me shpejtësi dhe se ai ka bindjen se ajo do jap rezultat në krijimin e antitrupave

Italiania Elisa Granato ishte vullnetarja e parë që morri vaksinën e Universitetit të Oksfordit më 23 prill dhe deri tani nuk ka patur efekte anësore

Bashkë me të u vaksinua edhe kolegu i saj, onkologu Edward O'Neill

Vaksina nuk përmban Covid-19, por ka vetëm një pjesë të vogël të gjenomit të saj të futur në një virus të ndryshëm dhe jo të dëmshëm. Kjo parandalon përhapjen e tij, por mund të aktivizojë potencialisht sistemin imunitar dhe kështu të mbrojë kundër koronavirusit.

Universiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 24 prill dhe kjo e bën atë të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda