‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi', rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)

15 Shtator, 19:32 | Përditesimi: 15 Shtator, 19:32

Një 34-vjeçare  pretendon se është përdhunuar dhe mbajtur me forcë në banesë nga daja i deputetes Zegjine Çaushi. Me lot në sy ajo kërkon ndihmë për trajtim me psikolog dhe bën thirrje për dënimin e 52-vjeçarit. Ky i fundit gjendet pas hekurave, pasi dy netë më parë plagosi në këmbë, babanë e 34-vjeçares. Të dy gjenden në spitalin e Fierit, ku kanë rrëfyer për Report TV historinë e komplikuar familjare, me presione e dhunë. 

E.H/Shqiptarja.com