Dalin PAMJET e arrestimit të avokatit, arsenal armësh e jelek antiplumb në bodrumin e shtëpisë në fshat...Do kultivonte kanabis

21 Mars 2020, 09:39 | Përditesimi i fundit: 2020-03-21 09:41:46

Policia e Shtetit dha detaje nga operacioni i arrestimit të avokatit Endrit Demiri ditën e djeshme nga efektivët e komisariatit numër 1. Shqiptarja.com publikoi një ditë më parë lajmin, ndërsa sot policia sqaron se gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Pëllumbaës të Tiranës, iu sekuestrua një arsenal armësh zjarri, granata, municion luftarak dhe jelek anti-plumb. Armatimet u gjetën në bodrumin e banesës që sipas policisë dyshohet se do ta përdorte për kultivimin të narkotikëve.