Dalin pamjet e arrestimit të Dumanit, i zhveshur dhe me pranga

30 Mars 2022, 06:57 | Përditesimi i fundit: 2022-03-30 16:20:19

Policia e Shtetit ka bërë publike videon e momentit të arrestimit të të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, i cili u gjet i plagosur në një apartament në Fier. Dumani kishte shkuar të strehohej në Fier, pas përplasjes me armë në Papër të Elbasanit. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat bëri publike detajet e arrestimit, duke thënë që në momentin që u vu në pranga Dumani ka qenë i plagosur.