Debat në Komisionin për Ekonominë/ Gjylameti: Sot bëhet prezantim buxheti! Tabaku: Mos më ndërpre! Antiligjore që të zhvillohet mbledhja pa paketën fiskale

26 Tetor 2022, 10:38 | Përditesimi i fundit: 2022-10-26 15:05:48

Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës për shkak të mungesës së dokumentit të paketës fiskale nga ministrja Delina Ibrahimi. Tabaku pati përplasjet e para me zv.kryetaren e Komisionit, Blerina Gjylameti duke i thënë se është antiligjore që komisioni të zhvillohet pa paketë.