Debat te Ligjet/ Ndreca: Shumë prokurorë nuk zbatojnë vendimet e gjykatave! Metani: Unë s’jam SPAK, ILD performon me standarde

23 Maj, 12:54

Në Komisionin e Ligjeve është ftuar për t’u pyetur kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Deputeti i PS-së Plarent Ndreca tha se shumë prokurorë nuk zbatojnë vendimet finale të gjykatave. Ai tha se nuk kuptohet nga raporti që është përpiluar nga ILD se çfarë pune është bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë.  Ndërsa, Metani ka theksuar se ILD nuk është SPAK, duke shtuar se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën kontrolle dhe vepron me standarde.