Debate në Komisionin e Sigurisë/ Opozita: Vrasja në Fier dhe grabitja në Nikël, tregon që qytetarët s'kanë besim te Policia! Ministri hesht: S'kam koment

27 Tetor 2021, 16:59

TIRANË- Ndryshe nga sa dukej në ditët e kaluara për një interes për Agjencinë për Mbikëqyrjen Policore nga ana e opozitës, kjo u la në plan të dytë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Deputetët e opozitës i kërkuan ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, informacione mbi vrasjet e regjistruara në vend dhe rastet në rritje të grabitjeve.