Debate në Kuvend, Spaho: Më fusni listën e diskutimeve për integrimit, shfaq korrupsionin tuaj

17 Nëntor 2022, 11:17

Ka vijuar me debate seanca plenare ku deputeti Edmond Spaho ka kërkuar që të bëjë pjesë në listën e diskutantëve për integrimin.

“Kam kërkuar sipas rregullave, të diskutoj 10 minuta për integrimin, nuk jam vënë në listë. Unë jam deputet I pavarur, nuk më përfaqëson as Alibeau, as Tabaku, as Balla. Kushtetuta ma ka dhënë të drejtën që të diskutoj këtu. Nuk është hera e parë që e bëni. Do të vijë porti i Durrësit, prapë e njëjta gjë se do e bëni me marrëveshje, se keni interesa të përbashkëta, nuk duhet të flasin ne për çështjet më të rëndësishme, pse? Më fusni emrin në listë se është e lidhur me korrupsionin tuaj, pasaportat e arta, amnistinë.. unë e di që nuk e kam të drejtën e fjalës sepse ju jeni bedela, pa din, pa imam të atij që ulet në karrigen e parë dhe si ju janë edhe disa nga krahu jonë.”- tha Spaho.