Debate në 'Repolitix'/ Valteri: Shitët ushtrinë për skrap! Kulluri: Çliruam Forcat e Armatosura nga trashëgima e pajisjeve komuniste

17 Dhjetor, 22:16

Debate në studion e 'Repolitix' mbrëmjen e sotme mes Halit Valterit dhe Edvin Kullurit.

Valteri akuzoi qeverisjen e vjetër të PD-së se shiti ushtrinë dhe e çoi për skrap, ndërsa Kulluri deklaroi se Forcat e Armatosura u çliruan nga trashëgimia e pajisjeve komuniste.

Valteri: Shitët ushtrinë për skrap. Përdorët ushtrinë për baxhanakun për të vrarë njerëz. Mos bëni autogola kot.

Kulluri: Situata politike, ti mund të thuash se është qeveria më e ndershme në botë.

Valteri: Gjysma ime të jesh ti për kritikë për qeverinë. Nëse Balluku, Veliaj ka vjedhur shko në SPAK.

Kulluri: Valteri kujton se është çështje folklorike ushtria. Çlirimi i Forcave të Armatosura nga trashëgimia e pajisjeve komuniste ka qenë vendim i NATO, SHBA dhe qeverisë shqiptare.