Debate te Ekonomia/ Shalsi: Kemi ngut për Portin e Durrësit se s’kemi luksin të humbasim këtë kontratë!

15 Nëntor 2022, 10:04

Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi tha se “ngutja” për projektin e Durrësit është për shkak të rëndësisë së kësaj kontrate, që nuk duhet humbur. Mirëpo, për Dashamir Shehin, ky nuk është argument.

Eduart Shalsi: Ka një vit që diskutohet për këtë çështje, dhe nëse shikojmë historikun, nuk ka kohë për të humbur, ne e kemi gdhirë duke shfletuar, edhe ne kemi disa pyetje për të bërë, por duke marrë llojin e negocimit, më së pari duhet të kuptoj se për çfarë bëhet fjalë, nuk mund të bëhet objekt një kontratë e tillë në ekrane që nuk e kanë idenë madhësinë e investimeve apo procedurave të tilla, këtej kërkoni ministra, nga ana tjetër teknik që kanë negociuar. Ja ku i kemi të kuptojmë se si ka qenë  negociata, ka nxitim se nuk e kemi luksin që të humbim kontrata të tjera këtij niveli.

Dashamir Shehi: Nëse ikën, rruga mbarë, s’është argument ky për të na mbushur mendjen, duhet ta bëjmë me seriozitetin e madh.

Eduart Shalsi: Argument për ta dhënë udha a mbarë?

Dashamir Shehi: Atij që ka qejf me ik dhe s’i intereson biznesi në Shqipëri, i themi udhë e mbarë

Eduart Shalsi: Ne jemi votuar. Ne jemi kthyer në lypsar që të tërheqim investitor