Debatet për kreun e SHISH/ Klosi i kthehet Berishës: Gazideden e bëre komandant të FA në ’97 për të vrarë njerëz! Hape depot e armëve, shkatërrove Shqipërinë

24 Shtator, 11:27 | Përditesimi: 24 Shtator, 11:27

Blendi Klosi iu përgjigj akuzave të Sali Berishës për rastin e Vlora Hysenit, duke rikthyer në Kuvend akuzat ndaj ish-kreut të SHIK, Bashkim Gazidede. Klosi akuzoi Berishën se në vitin 1997 e bëri Gazideden komandant të Forcave të Armatosura, ndonëse ishte i akuzuar për vrasje. Sipas Klosit, Berisha e bëri Gazideden kreun e FA për të vrarë më shumë njerëz e për të shkatërruar Shqipërinë, duke hapur depot e armëve.

 

E.H/Shqiptarja.com