Debati live /“Këmbanat po bihen, mos rrezikojmë jetën me disa emigrantë”

13 Prill 2020, 19:37

Këtë pasdite në Repolitix u diskutua për shqiptarët jashtë kufinjëve të Shqipërisë Deri më tani janë dhjetra shtetas shqipatrë që kanë humbur jetën nga virusi Covid-19. Në një lidhjë skyp nga Italia, ish-deputeti Eduart Ndocaj foli për humbjen e dy njerëzve të dashur. “Kushëriri im ishte në një moshë shumë te re. Ishte 42 vjec dhe ishte biznesmen në Londër. Kjo sëmundje nuk kursen njeri. Absolutisht nuk kishte sëmundje dhe vdekja ishte e papritur. I shpreh ngushëllime familjes së Gjergj Skurajt. Kishte disa ditë i infektuar dhe mbi një javë në terapi intensive, ai nuk e përballoi dot. Edhe një bashkëfshatari im në Itali të dielën ka humbur jetën. Ndërsa nga data 10 mars ka patur temperaturë dhe një javë më pas është nisur në Gjermani dhe dje atje humbi jetën. Edhe ai ishte një biznesmen dhe vdekja e tij ishte tragjike. Ngushëlloj të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre. Zbatoni rregullat dhe kini kujdes''-ka përfunduar mesazhin e tij ish-deputeti Ndocaj. Në një kohë kur sikundër bluzat e bardha, policia e shtetit, edhe forcat e armatosura Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbarkuar në terren për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët. Në një lidhje skype me Report TV, në emisionin Repolitix nënkolonel Ajet Jata tha se janë vënë në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe se përveç ndalimit të shkelësve rastet u referohen policisë së shtetit të cilët jana ata që vendosin më pas gjoba. Cështja e emigrantëve vazhdon të mbetet një tjetër problem për vendin tonë. Në një lidhje skyp, avokati Idajet Beqiri ishte pro masave të marra nga qeveria. Ndersa, kolegu i tij Ndue Pjetra ishte totalisht kundër, pasi preken të drejtat e njeriut sipas Koventës Evropiane.