Debati mbi shtyrjen e qirave! Basha: Subvencionoi dhe boll me fyerje! Rama: Po nxit përçarje si në 97-ën

3 Prill 2020, 17:36

TIRANË-Qeveria dhe opozita vijojnë me replikat në distancë lidhur me aktin normativ për shtyrjen e qirave për dy muaj për tre kategori për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës joparlamentare, pasi selia blu u shpreh se shtyrja me dy muaj e pagesave të qirave është antikushtetuese, teksa Lulzim Basha kërkoi që të subvencionohen nga shteti. Kreu i qeverisë thotë se opozita po kërkon të nxisë përçarje si në vitin e trazirave civile '97 dhe të shkatërrojë arkën e shtetit. Ndalur te ata individë që qiranë e kanë të ardhurën e vetme që u siguron jetesën, Edi Rama thotë se do të ketë një specifikim. 

    No videos found.