Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë takimit të nivelit të Lartë BE-Shqipëri i është përgjigjur "shqetësimit" të eurodeputetit qipriot Takis Hadjigeorgiou në Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje në gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë. Hadjigeorgiou citoi Ramën ku sipas tij kryeministri foli për “bashkimin Shqipëri-Kosovë në 2025” dhe “qëndrimin me dy fytyra të Serbisë”.
Eurodeputeti qipriot kërkoi shpjegime nga Balla për këto deklarata të Ramës, i cili nuk ngurroi t'i përgjigjej duke saktësuar se 2025-a është viti i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ne besojme se 2025 eshte momenti anetaresimit te vendeve te Ballkanit perendimor ne Bashkimin Europian. Mos kini frike nga bashkepunimi mes shqiptareve. Jemi faktor i rendesishem stabiliteti dhe paqeje ne Ballkan. Jemi krenar qe jemi kombi me proeuropian ne Rajon, ne Shqiperi mbeshtetja per anetaresim ne BE eshte mbi 90%. Zhvillojme me te gjithe fqinjet marredhenie shume te mira, perfshire Serbine.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Shpjegim Balla kishte edhe për deklaratën e Ramës se qendrimi i Serbisë në raport me Kosovën është me dy fytyra.
Se pari Serbia duhet te clirohet nga komplekset e vjetra ballkanike dhe duhet te pranoje realitetin e ri te pakthyeshem dhe njohe pavaresine e Kosoves. Eshte qendrim me dy fytyra qe nga njera ane behen bisedime, nga ana tjeter Serbia lobon kunder anetaresimit ne organizata nderkombetare siç ndodhi me Interpol. Anetarësimi i Kosovës në Interpol i ben mire luftes se perbashket kunder krimit.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Nga ana tjetër, Balla tha gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian, duke iu drejtuar eurodeputetit Takis Hadjigeorgiou, se një kolegia e tij, Eleni Theocharous, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të një personi që hapi zjarr ndaj policisë.
Nuk e di se pse nje eurodeputete qipriote (Eleni Theocharous) duhet te marre pjese ne ceremonine e varrimit te nje personi qe qelloi mbi policine. Kudo ne Europe te qellosh mbi policine eshte akt terrorist. Eshte e papranueshme per normat dhe vlerat e ketij Parlamenti qendrime dhe deklarata te tilla.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS