Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, Hahn: Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformës në drejtësi

Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, Hahn: Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e reformës në drejtësi

Johannes Hahn, komisioner për Zgjerimin në BE

Mesazhe inkurajuese për Shqipërinë vijnë nga BE lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi dhe ecurinë e procesit të reformave me qëllim çeljen e negociatave të anëtarësimit. 

Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel në kryesimin e kryetarit të Komitetit të Politikës së Jashtme David McAllister dhe komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës shqiptare, kanë dominuar mesazhet pozitive për implementimin e një prej reformave kyçe të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. 

Nga delegacioni shqiptar në këtë takim marrin pjesë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe nënkryetarja e Kuvendit si përfaqësues të maxhorancës, ndërsa nga opozita Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Klajda Gjosha.

Në tryezën e nivelit të lartë u diskutua për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa vëmendje iu kushtua progresit të Shqipërisë. Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn ka vlerësuar reformën në drejtësi, ndërsa është shprehur edhe lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë me synim gjetjen e një rrugëzgjidhje.  

Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi. Duam një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Johannes Hahn, komisioneri i BE për zgjerimin

Në këtë takim është theksuar gjithashtu se Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve për çeljen e negociatave. "Shqipëria ka shënuar progres në përmbushjen e detyrimeve", thekson raporti i Komitetit për Punët e Jashtme, me raportues Knut Fleckenstein, paraqitur më datë 16 Tetor 2018. 

Nga ky takim, maxhoranca, përmes kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh e hapur për konsensus me opozitën, duke e ftuar këtë të fundit që të votojnë sëbashku Reformën Zgjedhore përpara festës së Krishtlindjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sotir: 27/11/2018 11:28

    Shume fjale per asgje ,fjale qe perseriten e perseriten.Ca zvarriteni me kot dyerve te Brukselit . Ne pranvere jane zgjedhjet Europiane gjithka ndryshon o per mire o per keq .Keto qe thuhen ketu jane vetem fjale pa kurfare vlere u jan thene nje vit me pare.Ne qershor vendosin ose jo Kryeministrat dhe ministrat e jashtem te BE por cdo gje duhet pare pas zgjedhjeve Europiane se vet Europen mund ta mar lumi nese fitojne populistet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë