Debati për ligjerimin e kanabisit për qëllime terapeutike...10 gjëra për të ditur në lidhje me kanabisin mjekësor ne Itali! Po Ballkani?

11 Maj 2020, 12:45

TIRANË- Në Shqipëri kanë nisur debatet për ligjerimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Qeveria shqiptare ka përgatitur projektligjin në lidhje me çështjen, por sa e njohim ne kanabisin terapeutik? Thuajse asgjë.

Në Itali, kanabisi terapeutik përdoret  për të trajtuar dhe menaxhuar simptomat e shumë patologjive, përfshirë dhimbjen në sklerozën e shumëfishtë ose lëndime të palcës kurrizore, dhimbje kronike me origjinë neuropatike ose onkologjike, për glaukomën dhe sindromën Tourette. Por jo vetëm, edhe për të vjellat e shkaktuara nga kimioterapia, terapia me rrezatim, terapitë për HIV, anoreksia etj.Më poshtë po rendisim dhjetë gjëra për të ditur në lidhje me kanabisin mjekësor perms përgjigjeve të  Alfredo Vannacci, profesor i asociuar i farmakologjisë dhe toksikologjisë së Universitetit të Firencës dhe anëtar i Shoqatës Italiane të Farmakologjisë.

    No videos found.