Debati për legalizimin e kanabisit mjekësor/ Rama: Kemi gati draftin, e konsultuam me të huajt! BE: S'jemi përfshirë! Basha: Nisi kanabizimi

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë konferencës për Ditën e Europës në krah të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh se pas një viti punë për pak kohë do të jetë gati drafti për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore, sikur e kanë disa vende në botë, mes tyre fqinji jonë, Maqedonia. Drafti, tha Rama është konsultuar me ekspertët e huaj.

"Kemi një vit që punojmë, edhe pak edhe do të jetë gati, asnjëherë nuk bëjmë punë pa u konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj, jemi konsultuar me ekspertë të huaj, por gjëja kryesore që ne bëjmë dhe që na ka dalë ndihmë e madhe është konsultimi me të tjerët.

Nuk kemi ardhur të shpiki, por të mësojmë nga të tjerët. Shumë shpejt drafti do të jetë gati për diskutim publik, ashtu si ai për amnistinë fiskale, që është gati po diskutohet me disa institucione ndërkombëtare" tha Rama.

Por disa orë pas deklaratës së kryeministrit shqiptar, delegacioni i BE-së në Tiranë në një postim në rrjetet sociale deklaroi se nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.

"Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore" thotë delegacioni.

Ndërkohë po gjatë ditës së sotme, kjo çështje u komentua edhe nga lideri demokrat Lulzim Basha. "Kërkoi legalizimin e kanabisit dhe ka nisur procesin e kanabisit në të gjithë vendin. Partnerët janë të informuar shumë mirë" tha Basha. Kjo çështje ka hapur edhe njëherë debatin mbi këtë temë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Kryemadhi: Vendim i Ramës për efekt elektoral, bravo BE që u distancua

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar vendimin për legalizimin e kanabisit mjekësor si një "karrem" të kryeministri Edi Rama për zgjedhje e ardhshme, teksa vlerësuar Bashkimin Europian për distancimin.

"Bravo Bashkimi Europian,  për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e Edi Rama  në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral", shkruan Kryemadhi.

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale