Debati për vaksinat, Rama: Vendimi i BE i gabuar, do mbroj dinjitetin e vendit! S’kam bërë sherr, qenien time evropiane s’e ndryshon dot askush

19 Janar 2021, 12:53

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri lidhur me deklaratës së Ambasadës Franceze në Tiranë, e cila është shprehur e habitur me reagimet e kryeministrit në lidhje me kritikat që i ka bërë BE-së, duke mos lejuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit.

Shefi i qeverisë ka ripërsëritur qëndrimin në lidhje me shpërndarjen e vaksinave për Ballkanin dhe për Shqipërinë. Ai tha se nuk ka bërë sherr me BE, por ka dhënë një mendim për atë që ai e quan vendim të gabuar.