Ambasada Franceze është shprehur e habitur me deklarata e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kritikat që i ka bërë BE-së, duke mos lejuar shpërndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit. Në një letër dërguar ministrisë së Jashtme, Ambasada Franceze duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Rama, shkruan se BE është donatori më i madh në vend me 100 milion euro dhe se një vend mik dhe alet nuk mund të sulmohet në këtë mënyrë. Ambasada mohon se Franca të ketë stok vaksinash, madje shkruan se nuk është e vërtetë që 2.3 mld doza të vaksinës anti-covid të miratuara nga KE të jenë vetëm për vendet e BE-së por edhe për vendet fqinje.

Letra e plotë

Mbrëmë në një transmetim televiziv, Sh.T.Z, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se çdo vit, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro, në sektorë të ndryshëm. Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA. 

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për 1 milionë njerëz të vaksinuar në fund të janarit, kryeministri ngriti pyetjen pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund ti përdorë, në vend që ti ndajë me të tjerët. Përveç natyrës së pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasadë konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative, një vend mik dhe aleat.

Pak ditë më parë në lidhje me këto kritika u shpreh i habitur edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili tha se nuk BE e ka ndihmuar Shqipërinë me fonde dhe se vendi nuk kishte paraqitur një plan vaksinimi dhe kjo ishte arsyeja që BE nuk e kishte ndihmuar me vaksina. Kryeministri Rama iu përgjigj këtyre deklaratave se Shqipëria nuk i kishte kërkuar BE-së fonde por vaksina për të lejuar vaksinimin e shqiptarëve dhe se vendi ynë do i blinte ato. Kryeministri shpjegoi se kishte pritur më shumë solidaritet nga disa vende të Bashkimit Europian, ndërsa tha se 975 dozat e para të vaksinës Pfizer në vendin tonë kishin mbërritur nga një vend mik që nuk mund të zbulonte emrin.

Letra e Ambasadës Franceze dërguar Ministrisë së Jashtme shqiptare