Debati për zgjedhjet në universitete, Dekani i Shkencave të Natyrës në Report Tv: Ministria e Arsimit duhet t'i shtyjë

2 Maj 2020, 14:05 | Përditesimi i fundit: 2020-05-02 16:22:44

TIRANE-Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Spiro Drushku ka ndërhyrë në debatin mes qeverisë nga njëra anë dhe opozitës e rektorit të Tiranës në krahun tjetër duke u shprehur në një lidhje për Report Tv se do të ishte më mirë që ministria e Arsimit të shtynte zgjedhjet në universitete në një moment të dytë dhe të mos nxitohemi në këtë periudhë pandemie.

"Në këto momente stafi ka qenë pritje të rregullores së rektorit për zgjedhjet, apo urdhrit të ministres për ndonjë ndryshim. Mendoj është pak sa e koklavitur dhe jo e qartë për ecurinë e procesit të zgjedhjeve dhe nuk e kemi të qartë as situatën e mbylljes së vitit akademik. Në këtë situatë duhet të ketë një vendimmarrje nga ministria e Arsimit, nuk do të ishte shkelje e autonomisë, që të shprehej nëse procesi duhet të vijojë apo jo nisur nga situata.