Debat për zgjedhjet në universitete, PD: Rama do t'i kapë! Rektori i Tiranës: Janë nul!

Debat për zgjedhjet në universitete, PD: Rama do t'i kapë! Rektori i Tiranës: Janë nul!

TIRANE-Zhvillimi i zgjedhjeve në universitete në kohën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga pandemia e COVID-it ka përplasur qeverinë me opozitën dhe disa segmente në universitete. Por si është situata? Në datë 26 mars, ministrja e Arsimit Besa Shahini firmosi urdhrin për shtyrjen me një muaj të procesit zgjedhor të planifikuar në universitete. Kështu nisja e fushatës për zgjedhjen e drejtuesve të universiteteve u shty nga data 9 prill për në datë 11 maj, ndërkohë që zgjedhjet rrjedhimisht nga data 8 maj u shtynë në 12 qershor.

Pra, zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve rrjedhimisht i bie që të mbahen brenda datës së fatkeqësisë natyrore, pasi procesi do të mbahet në 12 qershor ndërsa gjendja u shty deri në 23 qershor, teksa në auditorë do të rikthehen vetëm tre javë studentët që do të diplomohen. Komisioni institucional i zgjedhjeve në Universitetin i Tiranës shpalli hapjen e regjistrimit të kandidatëve për rektor dhe anëtar senati. Aplikimet për garën kanë nisur.

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni në një postim të gjatë në Facebook reagoi duke e cilësuar këtë si shkelje të paprecedentë dhe shkelje të ligjit të arsimit të lartë. Ja përse ai mendon kështu. "Jam njohur në rrugë jozyrtare me disa dokumenta të firmosura nga ish anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të UT, me të cilat, mund të jenë njohur edhe shumë prej jush.

Në lidhje me këto dokumenta, ju sqaroj se: Së pari, ish anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të UT, janë zgjedhur në këtë detyrë nga Senati Akademik me Vendimin nr.8 datë 21.03.2016 të Senatit Akademik të UT, në zbatim të nenit 6, pika 1, gërma a të Rregullores "Për organizimin e zgjedhjeve të parapër autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në RSH", me nr.2459/4 prot, datë 15.03.2016 të Ministrit të Arsimit,, Sportit dhe Rinisë, tashmë të shfuqizuar.

Së dyti, në zbatim të nenit 26 të Rregullores së sipërcituar, në të cilën theksohet se mandati i anëtarëve të KIZ, është 4 (katër) vjecar, ish anëtarëve të KIZ i ka përfunduar mandati dhe tashmë, ata janë vetëm ish anëtarë të një prej komisioneve të shumta institucionale zgjedhore që ka patur në gjithë këto vite në Universitetin e Tiranës.

Së treti, sikurse duhet ta dini, në Universitetin e Tiranës, me Vendimin nr.5 datë 10.02.2020 të Senatit Akademik të UT, është miratuar Rregullorja “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës” dhe sigurisht, të gjitha procedurat që do të ndiqen për realizimin e një procesi zgjedhor të ligjshëm për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe anëtarëve të Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, do të bazohen dhe do të mbështeten vetëm tek kjo Rregullore e Zgjedhjeve, në ligjin e arsimit të lartë 80/2015 dhe në aktet e tjera në fuqi në lidhje me këtë proces kaq të rëndësishëm për institucionin.

Në këto kushte, të gjitha dokumentat e firmosura nga ish anëtarët e KIZ janë nul, të paligjshme, pa asnjë vlerë ligjore, dhe për më tepër, me qëllime të dukshme dhe të qarta tashmë nga të gjithë, për të penguar zhvillimin e një procesi zgjedhor të ligjshëm dhe për të zgjedhur ato autoritete drejtuese dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT, që vërtet e meritojnë.

Për sa më sipër, do të kërkoja nga ana juaj të jeni të kujdesshëm në lidhje me këto dokumenta, të nisura nga persona të pa autorizuar nga ligji dhe autoritetet dhe organet drejtuese të UT, dhe me të gjithë procesin zgjedhor në përgjithësi që do të zhvillohet së shpejti në Universitetin e Tiranës" shkruan ai.

Lidhur me situatën ka reaguar ashpër edhe Partia Demokratike, që akuzon qeverinë se në një situatë mjegulle të krijuar nga koronavirusi kërkon që të kapë universitetet. "Kembengulja per te zhvilluar zgjedhjet per drejtuesit e te gjitha niveleve ne Universitete, tregon qellimin e vertete te kesaj qeverie te paturp. Pasi vodhen zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi vodhen zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi me Besen, duan te vjedhin zgjedhjet ne te gjithe Universitetet e vendit, me metodan e ujkut ne mjegull, per te emeruar kudo sahanlepiresit e tyre.

I bejme thirrje Edi Rames dhe Basa Shahinit te anullojne vendimin per hapjen e Universiteteve dhe te konsultohen sa me pare me trupen pedagogjike, drejtuesit e universiteteve dhe studentet, per menyren dhe afatet se si do mbyllet ky vit shkollor. Paralelisht me kete, te anullohet procesi i zgjedhjeve ne Universitete, si nje veprim i papergjegjshem dhe flagrat i shtrirjes se pushtetit monist edhe ne Universitete dhe ti zhvilloje zgjedhjet vetem kur vendi dhe sistemi arsimor te kete hyre ne normalitet" deklaroi Edmond Spaho.

Vendimi per zgjedhjet ne universitete

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja