Debatoi dhe fyeu turisten e huaj, shoqërohet në polici 42-vjeçari në Vlorë! Dërgohet në spitalin psikiatrik

20 Maj, 10:12

Pas publikimit në rrjetet sociale të një video ku një turiste e huaj po ofendohej nga një 42-vjeçar, policia e Vlorës ka shoqëruar këtë të fundit.

Sipas policisë është shoqëruar K. H., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 42-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe u shoqërua në spitalin psikiatrik të Vlorës për trajtim mjekësor.’- thotë policia.