Dëgjesa në Kuvend për KQZ-në e re, kërkojnë post Ilir Rusmaili dhe Theodhori Sollaku

30 Shtator 2020, 19:54

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së re zhvilloi këtë të mërkurë seancën e dytë dëgjimore me kandidatët të cilën kanë aplikuar për pozicionet e Kryekomisionerit, Nënkomisionerit dhe për të qenë anëtarë të Komisionit të Rregullatorit dhe Sanksioneve e Ankesave.

Mes kandidatë që raportuan ishte dhe Ilir Rusmaili, ish-zëvëndës ministër në kohën e PD dhe ministër i Drejtësisë, për të cilin nuk munguan pyetjet ngacmuese nga mazhoranca.