Dëgjesa publike dhe sondazh për hartën e re territoriale, Report TV siguron planin e punës: Në qershor do jetë gati propozimi

16 Shkurt, 18:13 | Përditesimi: 16 Shkurt, 18:13

Mbledhja e dytë e Komisionit të Reformës Territoriale pas rikthimit të Partisë Demokratike në tryezë, edhe këtë herë solli vetëm diskutime teknike. Komisioni miratoi kalendarin e punimeve, ndërsa në planin e punës, qershori 2026 është përcaktuar si koha kur shqiptarëve do t’u prezantohet harta e re territoriale.

I.M/Shqiptarja.com