Klientët që ndodheshin në hotelin në Elbasan kanë rrëfyer detaje nga tragjedia në llixha, ku humbi jetën 34-vjecari Alban Pashollari. Një prej dëshmitarëve thotë se dëgjuan të bërtiturat e shokut të tij dhe njoftuan menjëherë ambualncën.
“Dëgjuam të bërtiturën dhe dolëm të shihnim. Unë propozova që të mos afrohen se nuk guxon ta prekësh të vdekurin se të zë sherri pa ardhur mjeku e ndihma e shpejtë. Telefonuam ndihmën e shpejtë, erdhëen mjekët, konstatuan vdekjen dhe e morën. E dëgjova shokun që qante për ta ndihmuar. Ata kishin qenë bashkë, njëri e ka mbushur vaskën me ujë të nxehtë. Ne e kemi parë se ku ka qenë. E ka hequr vetë shoku nga vaska dhe e ka lënë jashtë. Ndoshta ka dashur t’i japë ndihmën e shpejtë por nuk ka ditur. Gjatë mëngjesit erdhi mjeku që na kontrolloi të gjithëve. Duhet t'i përmbahemi rregullave. Banja sa është e mirë, është e rrezikshme”, tha dëshmitari.