Degradon rruga Fier-Ballsh, ura e rrezikshme pa barriera

25 Prill 2023, 16:26

Një ndër rrugët më problematike në vend është ajo që lidh Fierin me Patosin dhe Ballshin. Në gjithë gjatësinë e saj barrierat e dëmtuara nga aksidentet nuk janë riparuar nga ARRSH-ja. Banorët thanë se është urgjente ndërhyrja tek Ura e Patosit, pasi makinat rrezikojnë të bien në kanal, për shkak se nuk ka mbrojtëse anësore