Deklarata e ministrit britanik/ Shqipëria ‘Notë Verbale’ Britanisë së Madhe: Shqetësim gjuha diskriminuese ndaj shqiptarëve, cenon bashkëpunimin

16 Janar 2023, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2023-01-16 14:53:24

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith është paraqitur sot në ministrinë e Punëve të Jashtme ku ka marrë një notë verbale mbi deklaratën e ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick i cili me tone të ashpra, bëri thirrje që oficerët e emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe t’i dërgonin drejt Tiranës.