Deklaratat e Koçekut se u kërcënua nga grupi i Bajrave, ministri Gogu: I takon drejtësisë, institucionet të zbatojnë urgjentisht detyrën

18 Qershor, 10:25 | Përditesimi: 18 Qershor, 10:25

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka komentuar për herë të parë deklaratat e deputetes Marjana Koçeku për grupin e Barjrave, për të cilët la të kuptohej se e kishin kërcënuar. Jashtë Kuvendit, Gogu tha për gazetarët se ky nuk është lajm politik, por i takon shtetit të së drejtës duke theksuar se institucionet duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën.

 

E.H/Shqiptarja.com