Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Bido i kthehet Muçit dhe Kaprit pas akuzave të Ramën: Jeni lëvizje antikombëtare, pse munguan kur dënuam gjenocidin në Çamëri?

16 Korrik, 11:23 | Përditesimi: 16 Korrik, 11:23

Deputeti socialist Ardit Bido u përfshi në një përplase në Kuvend me dy deputetët opozitarë Erald Kapri dhe Redi Muçi. Këta dy të fundit e akuzuan mazhorancën se po heshtin ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik të Kosovës, madje kryeministrin Rama e krahasuan me diktatorin Enver Hoxha. Por Bido, iu kujtoi opozitarëve se Rama i ka kërkuar presidentit Aleksandër Vuçiç në mes të Beogradit që Republika e pavarur e Kosovës të njihet si realitet. Bido e quajti partinë e Muçit, lëvizje antikombëtare, duke iu kujtuar dy partive të vogla se kur PS e PD dënonin gjenocidin serb në Çamëri, partizat e vogla zgjodhën të mungojnë.

E.H/Shqiptarja.com