Deklaratat e Presidentit/ Balla: E dini përrallën dhelpra dhe rrushtë? Kërcënoi ambasadorët

25 Shkurt 2020, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2020-02-25 14:57:50

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Presidentit mbrëmë te '5 Pyetjet'. "E dini atë përrallën dhelpra dhe rrushtë, përgjigjen e keni aty, lexojeni me vëmendje. Nuk jap asnjë koment, refuzoj që të bëj cdo koment drejt një presidenti që tashmë ka humbur cdo sjelle kushtetuese dhe normale për të vijuar për të qenë më president. Por gjithçka ka artikuluar këto ditë, më e rënda është një lloj sjellje ndaj ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. Kjo ka të bëjë edhe me atë që është zakoni i shqiptarit, që kjo sjellje me kërcënime me paketime, nuk ka të bëjë me zakonin e shqiptarit. Ne jemi mikpritës, aleatë besnikë të SHBA-së. Presidenti problemet e tjera të lidershipit të opozitës t'i zgjidhë pa zhurmë, të mos shqetësojë qytetarët shqiptarë se ky vit është rindërtimi" tha ai.