Del vendimi i Bordit, ulet çmimi i naftës dhe i benzinës! Gazi nuk ndryshon

10 Maj 2022, 16:52

Nga sot nafta dhe benzina do të kushtojnë më lirë, teksa gazi nuk ka pësuar ndryshime. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta do të kushtojë 232 Lekë/litri, ose 5 lekë më pak nga sa ka qenë. Njëjtë edhe për benzinën, e cila ka pësuar ulje me 3 lekë, pra nga 227 lekë që ishte, do të kushtojë 224 Lekë për litër. Ndërkohë, gazi do të vijojë që të kushtojë 100 lekë për litër.