Del video e të rinjve që sulmuan shtëpinë e ambasadorit të OSBE

14 Maj 2019, 11:17

Ditën e shtunë pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës, disa persona bënë një sulm pranë rezidencës së banimit të tij duke shkruar "Borchardt shame on you"

Përveç shënimit që kanë lënë aty, ata kanë qëndruar poshtë banesës së tyre duke thirrur në kor "Borchardt shame on you".

Një ditë pas protestës, Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë sulm refuzoi të bënte koment lidhur me këtë ngjarje.

Ndërsa ditën e djeshme sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se PD nuk ka asnjë lidhje me këtë sulm e madje kërkon që të zbardhen autorët.