Militantët e Partisë demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i shkuan poshtë shtëpisë kryediplomatit të OSBE-së mbrëmjen e djeshme pas deklaratave të tij për dhunën në protestën e opozitës, duke i lënë një shënim në hyrjen e pallatit ku ai banon. "Turp për ju", shkruhej në mbishkrimin e lënë me bojë. Rama deklaroi sot se "Natën është kërcënuar ambasadori i OSBE pas deklaratë që foli për organizatorë për dhunë kriminale". Por si e komenton Basha? "Nuk kam asnjë informacion që ndonjë ambasador është kërcënuar. Fjala Rama deklaroi sot është parantezë për gënjeshtër, unë nuk kam asnjë fakt që është kërcënuar ndonjë ambasador. Ke ndonjë fakt që ndonjë ambasador është dënuar? Parullat? Nuk bëj koment cfarë parullash". Pasi tha se nuk ka dijeni për kërcënim të ndonjë ambasadori, Basha i kërkoi gazetarit që përsëriste parullën “Borchardt turp të kesh…”
Basha: Keni ndonjë fakt që ndonjë ambasador është kërcënuar sot?!
Gazetari: Ndonjë koment për parullat?
Basha: Çfarë parullash?
Gazetari: Parullat në pallatin e ambasadorit Borchardt?
Basha: Nuk bëj komente për parullat, çfarë parullash?
Gazetari: Borchardt turp të kesh..
Basha: Si?
Gazetari: Borchardt turp të kesh..
Basha: Si?
Gazetari: Borchardt turp të kesh..
Basha: No comment
Lajmi kryesor:
'S'jap dorëheqjen'/ Basha-Ramës: Urdhërove dhunën, mos i kalo caqet, do lutesh të kesh fatin e Gruevskit
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27