Del VIDEO nga grabitja e biznesmenit shqiptar në Mykonos, përleshet me pesë grabitësit e maskuar dhe me armë

2 Korrik 2023, 17:30

GREQI- Mediat Greke kanë publikuar videon e momentin të grabitjes së biznesmenit shqiptar Tonin Preka në nëntorin e vitit të kaluar në Mykonos. Një grabitje si në filma, ku pesë autorët të maskuar e me armë zjarri futen në zyrën e kontraktorit dhe madje përleshen me biznesmenin shqiptar, e në fund i marrin një çantë me 40 mijë euro.