Delvinë/ Vijon zjarri në malin e Skërficës, 10 zjarrfikës të Gjirokastrës dhe 15 ushtarë po ndihmojnë për shuarjen e flakëve

4 Gusht, 07:55 | Përditesimi: 4 Gusht, 07:55

Për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt territorit të Bashkisë Gjirokastër dhe për të mbrojtur pyllin e Piksit, është organizuar ndërhyrje e koordinuar. 10 zjarrfikës të Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me 15 trupa të FA, sapo kanë nisur aksionin për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrave përreth.

E.H/Shqiptarja.com